FOTO/ Selena Gomez së bashku me yjet e tjerë shkëlqejnë në tapetin e kuq të Kanës

FOTO/ Selena Gomez së bashku me yjet e tjerë shkëlqejnë në tapetin e kuq të Kanës

09:42, 15/05/2019
A+ Aa A-

Festivali i Kanës nisi mbrëmjen e së martës në Rivierën Franceze. Ndërsa fokusi i festivalit janë filmat, gjithmonë janë veshjet e yjeve në tapetin e kuq që komentohen.

Edicioni i 72-të i festivalit riktheu në tapetin e kuq aktoren dhe këngëtaren Selena Gomez. Ajo dukej mahnitëse e veshur me një veshje të Louis Vuitton, në ceremoninë e premierës së The Dead Don't Die.

Supermodelja Alessandra Ambrosio ishte një nga yjet që shkëlqeu në tapetin e kuq me një fustan të Ralph & Russo. Surprizë ishte edhe aktorja Eva Longoria. Me një fustan të çare deri në bel dukej e mrekullueshme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco