Vret veten duke u hedhur nga ura, aktori i ‘Terminator Salvation’

Vret veten duke u hedhur nga ura, aktori i ‘Terminator Salvation’

08:49, 15/05/2019
A+ Aa A-

Aktori 42 vjeçar Isacc Kappy i njohur për akuzat e sulmit ndaj Paris Jackson dhe për akuzat për pedofili ndaj aktorit Seth Green është hedhur nga ura njofton policia e Arizonës.

Autoritetet e policisë së Arizonës bëjnë të ditur se  pas hedhjes nga ura aktori  është goditur dhe nga një makinë që po kalonte aty.

Image

Para se të hidhej  nga ura disa nga të pranishmit në vendngjarje u përpoqën të ndalonin fizikisht Kappin nga hedhja, por nuk arritën ta mbanin atë. Nuk pati lëndime të tjera dhe autoritetet tani kanë mbyllur hetimet e tyre.

Image

Para së të hidhej nga ura aktori ka shkruajtur një postim të gjatë këtë të hënë në llogariën e tij në Instagram ku ndër të tjera thoshte :

‘Kujdes, njeriu nuk ka asgjë për të humbur, sepse ai nuk ka asgjë për të mbrojtur’.

Dhe postimi  tij mbyllej me fjalët:

'Shihni dritën tek të  tjerët ... Ky mësim ka ardhur shumë vonë për mua, por ndoshta kjo mund t'ju frymëzojë. Unë do të përdor pjesën e mbetur të kohës time në tokë për të shlyer gabimet  e mia dhe për të kërkuar dritën brenda vetes.

Kappy kishte disa role të vogla filmike në "Thor", "Terminator Salvation" dhe "Beerfest".

Image

Pjesë nga filmi 'Thor'

Image

 
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco