Shokon autori i njohur: Elvis Presley ishte pedofil

Shokon autori i njohur: Elvis Presley ishte pedofil

02:06, 15/05/2019
A+ Aa A-

Elvis Presley ishte pedofil dhe kishte të dashura deri në moshën 14-vjeçarja është pohuar në një libër që flet për jetën e këngëtarit.

Autori Joel Williamson  shkroi se Mbreti i Rock and Roll mbajti me vete një grup vajza 14-vjeçare gjatë një turneu kur ishte 22-vjeç.

"Elvis Presley: A Southern Life" titullohet libri me detajet tronditëse mbi jetën e këngëtarit.

Williamson gjithashtu pretendon se Presley tradhtoi të dashurën e tij 15-vjeçare, Dixie Locke kur ishte vetëm 19 vjeç.

Dixie dhe Elvis ishin të lidhur ndërmjet viteve 1953 dhe 1955.

Këngëtari raportohet se mbante pas vetes një varg vajzash të mitura, përfshirë edhe gruan e tij Priscilla.

Çifti u takua në Bad Nauheim, Gjermani, kur Elvis po bënte ushtrinë kur ajo ishte vetëm 14 vjeç.

Pas një lidhje 7 vjeçare, ata u martuan në vitin 1967. Vajza Lisa-Marie lindi nëntë muaj më vonë.

Fazat e fundit të jetës së Presley u dëmtuan nga skandali dhe polemikat. Këngëtari abuzonte me drogën dhe u divorcua nga Priscilla më 1973.

Ai vdiq në vitin 1977 në moshën 42 vjeçare dhe u gjet me pizhame në banjën e tij në pronën e tij Graceland.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco