Nis Eurovision, ja kur do të këndojë Jonida Maliqi

Nis Eurovision, ja kur do të këndojë Jonida Maliqi

22:03, 14/05/2019
A+ Aa A-

Ka nisur edicioni i 64-të i Eurovisionit, i cili këtë vit po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”, e cila do të performojë nesër, natën e dytë të këtij edicioni.

Qipro, ishte shteti i parë që hapi natën e sotme të Eurovisionit.

41 vende do të marrin pjesë në edicionin e 64-të të “Eurovision Song Contest”, ku pas dy gjysmëfinaleve që do të mbahen të martën dhe të enjten, 26 prej tyre do të jenë pjesë e finales së madhe të së shtunës, më 18 maj.

Kujtojmë se Eurovisioni i sivjetmë ka qenë në fakt jo pak i polemizuar për shkak të vendit ku do të mbahet. Kanë qenë të shumta apelet drejtuar konkurrentëve dhe transmetuesve për bojkot të tij, për shkak të rekordit të debatueshëm të Izraelit për të drejtat e njeriut.

Ukraina është tërhequr nga konkurrimi pasi e kishte vlerësuar Izraelin si vend të papërshtatshëm për t’u organizuar ky edicion, kurse Bullgaria nuk merr pjesë për arsye financiare.

Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri, më herët ka njoftuar se ajo do të jetë pjesë e jurisë shqiptare bashkë me Eranda Libohovën, Dilan Rekën, Julka Gramon dhe Gent Rushin.

Eurovisioni këtë vit po prezantohet nga modelja e njohur me famë botërore, Bar Rafaeli si dhe Erez Tal, Assi Azar dhe Lucy Ayoub.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco