FOTO-VIDEO/ Në Tiranë gaz, në Firence luks: Dasma e djalit te Vilma Nushit me mbesën e ish-Presidentit

FOTO-VIDEO/ Në Tiranë gaz, në Firence luks: Dasma e djalit te Vilma Nushit me mbesën e ish-Presidentit

16:19, 13/05/2019

Djali i Vilma Nushit është martuar dje në një dasmë përrallore dhe detaje luksoze në Firence. Erjoni ka kurorëzuar lidhjen me mbesën e ish-presidentit, Alfred Moisiu, me Megi Yllin, të bijën e Ana Moisiut dhe Durim Yllit.

Në dasmën luksoze të ftuar ishin emra të njohur të ekranit, përfshirë dhe politikanë dhe qeveritarë. Dasma është zhvilluar në “Four Season Hotel”, ku çmimi më i lirë për një dhomë është 985 euro për një natë.

Image

Teksa elita e Tiranës dhe politikanët shijonin luksin në qytetin e Firencës dhe “salltanetin” e ofruar në këtë dasmë nga balerinat bukuroshe që kanë shoqëruar me performancë gjithë mbrëmjen, qytetarët protestonin në kryeqytet për varfërinë dhe demokracinë. Dhe mbyteshin në gaz helmues.

Pavarësisht situatës kaotike në kryeqytet, qeveritarët (të cilët kishin konfirmuar më parë pjesëmarrjen në dasmë), nuk mund të refuzonin të ishin aty mes luksit dhe pse ishte situatë emergjente për atë çka ata përfaqësojnë.

Nëna e dhëndrit, Vilma Nushi është gruaja më e pasur në Shqipëri. Informacionet për të përtej këtij fakti publik, janë të pakta. Për të nuk gjen asnjë informacion në Wikipedia, apo në rrjetet sociale. Pavarësisht se flitet shumë, dhe dihet jo pak për njerëzit e pasur dhe të pushtetshëm në vend, Vilma Nushi është kujdesur me fanatizëm që profili i saj të jetë i ulët.

Vilma Nushi është një prej sipërmarrësve të parë të pas viteve ’90. Sipas Regjistrit Kombëtar të Popullsisë, 57-vjeçarja është mamaja e dy djemve, Erjonit dhe Besnikut dhe bashkëshortja e Drini Nushit.

Vilma Nushi është pjesë e listës së njerëzve më të pasur në vend (shih listat e Fondacionit të Lirisë ekonomike). Pas ardhjes në pushtet të socialistëve ajo u bë fituese e disa tenderave në Shëndetësi.

Politiko sjell me foto dhe video momente ekskluzive nga luksi i dasmës së djalit të Vilma Nushit me mbesën e ish-presidentit Moisiu./Politiko

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco