E ka mbuluar trupin me tatuazhe.Ja çfarë mendon Pirro Çako për të birin

E ka mbuluar trupin me tatuazhe.Ja çfarë mendon Pirro Çako për të birin

09:26, 13/05/2019

Pirro Çako ishte sot i ftuari special i programit “BECaffee”, ku foli për projektet e tij të suksesshme por edhe familjen e tij.

Mes pyetjeve, Bes Kallakut nuk i shpëtoi ajo për Anthony-n, djalin e kantautorit, i cili ka marrë tashmë rrugën e të atit edhe pse jo në të njëjtin zhanër muzikor.

Anthony tashmë ka publikuar këngën e tij të parë të rrymës elektronike, e megjithatë pamja e tij ngjalli më tepër kuriozitet në studion e programit.

Bes Kallaku e pyeti Pirron se a i pëlqejnë tatuazhet e të birit dhe ja përgjigja e tij që na befasoi:

“Tatuzhet më pëlqejnë, janë gjëra që nuk i kam bërë unë në rini e tani më duken si rinia ime, është çështje shijeje dhe atëherë kishte koncepte të tjera”.

I pyetur nëse një ditë do të krijonte një këngë për të birin, Pirro nuk ishte dakord, e megjithatë nuk e mohoi se mund të ketë një bashkëpunim së shpejti:

“Ndoshta një bashkëpunim, por s’ka nevojë t’i bëj këngë unë atij”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment