Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

FOTO/ Humb lojën Jessie J e ‘detyron’  Channing Tatum të pozojë nudo

FOTO/ Humb lojën Jessie J e ‘detyron’ Channing Tatum të pozojë nudo

12:11, 02/05/2019
A+ Aa A-

Të postosh foto nudo në rrjete sociale vetëm se ke humbur lojën.

Kjo i ka ndodhur aktorit të njohur Channing Tatum vetëm sepse humbi një bast me të dashurën e tij Jessie J.

“Humba një lojë me Jessica Cornish. Humbësi, pra unë, detyrohej të postonte një foto që personi tjetër do zgjidhte. Kurrë nuk do të luaj më me të”, tha Channing Tatum.

Jessica Cornish është emri i vërtetë i Jessie J. Emri i saj i plotë është Jessica Ellen Cornish.

Channing tha se fotografia ishte realizuar nga e dashura e tij.

Aktori u nda nga Jenna Dewan në prill 2018, pas 9 vitesh martesë dhe kanë një vajzë, Everly, 5 vjeç.

Thashethemet për një lidhje me Channing dhe Jessie J filluan në fillim të tetorit.

Dhe në 27 tetor, 39-vjeçari firmoi dokumentet e divorcit me bashkëshorten. Disa ditë më vonë u fotografua duke dalë nga shtëpia e Jessie J.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco