Ka vite që i mungon skenës, Rita Ndoci tregon brengën më të madhe: Dal në pyll..

Ka vite që i mungon skenës, Rita Ndoci tregon brengën më të madhe: Dal në pyll..

10:07, 02/05/2019
A+ Aa A-

E kush nuk i mban mend dy motra Rita dhe Juli Ndoci të cilat i kanë dhënë publikut shiqptar shumë hite të cilat dëgjohen dhe sot.

Dhe mbrëmjen e kaluar në ‘Soiree’ kanë qenë të ftuara motrat e Frederik Ndocit, Rita dhe Juli Ndoci, të cilat prej shumë vitesh tashmë janë larguar nga Shqipëria.

Ato kanë qenë të ftuarat speciale të programit, siç i ka quajtur Jonida për të rrëfyer detaje nga jeta e tyre dhe eksperienca e mëparshme në muzikë.

Përveç 2 motrave në studio ndodhej Zef Deda, Myfarete Laze dhe miq të tjerë nga Shkodra, të cilët u bashkuan për të risjellë dhe njëherë në mendje muzikën dhe interpretimet e shkëlqyera të tyre.

Juli dhe Rita treguan gjithashtu për jetën e tyre larg vendit të tyre dhe qëndrimin në Gjermani, megjithatë kjo e fundit zbuloi dhe një nga brengat e saj më të mëdha, duartrokitjet e publikut.

“Kur jam e lodhur dhe dua të shplodhem, dal në pyll dhe këndoj. Aty më dalin njerëzit dhe më duartrokasin. Më thonë: ‘Bravo’ dhe unë i them faleminderit. Për këtë më ka marrë shumë malli, për duartrokitjet e publikut”, pohoi këngëtarja e njohur.

Mesa duket pavarësisht largesës dhe kohës së gjatë që ka kaluar, motrat Ndoci nuk kanë mundur të harrojnë interpretimet dhe hapat e tyre të parë në muzikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco