Vrasje të vogla/ Serhan arrestohet në mes të festës, ja ç’do ndodhë nesër

Vrasje të vogla/ Serhan arrestohet në mes të festës, ja ç’do ndodhë nesër

21:16, 01/05/2019
A+ Aa A-

Familjet e Sarmashëkut e festojnë Vitin e Ri së bashku. Policia e prish festën dhe arrestojnë Serhanin. Serhan kujton momentin kur u largua nga shtëpia e prindërve vite më parë. Ai bën procedurat në polici dhe e fusin në paraburgim.

Serhan del para gjykatës dhe shpallet fajtor për mashtrim. Serhan futet në burg. E gjithë lagjja flet për ngjarjen. Merve kujton momentin kur ajo dhe Serhani blen shtëpinë dhe ishin shumë të lumtur. Merve mbyllet brenda shtëpisë dhe nuk ja hap derën askujt.

Arzu shkon në shtëpinë e Merves dhe lutet t’ja hapë derën por Merve nuk pranon dhe fshihet. Pelin nuk pranon t’i ofrojë mbështetje Merves. Oja kujton momentin kur Serhan i tregoi që kompania po falimenton.

Oja vendos të ndihmojë Serhanin dhe shkon të takojë prokurorin. Prokurori i tregon Ojas që kundër Serhanit janë mbledhur shumë prova dhe do marrë dënim të rëndë. Arzu dhe Enver lënë takim me një klient të Serhanit.

Gratë e lagjes mblidhen para shtëpisë së Merves për t’i kërkuar llogari. Ato thyejnë dritaret. Merve nuk ja hap derën. Oja i vjen në ndihmë Merves dhe qetëson të gjitha gratë. Ajo i tregon që foli me prokurorin dhe fajtori nuk dihet akoma. Gratë largohen.

Merve ja hap derën Ojas. Oja e përqafon Merven. Merve i tregon Ojas se ka vendosur të shpërngulet në shtëpinë e të ëmës. Oja i tregon Merves se në kompani është bërë një vjedhje e madhe dhe fajtor mund të jetë Rëzai. Merve tronditet./revistawho

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco