FOTO/ ‘Ky elefant duket kaq i trishtuar’ Veganët sulmojnë Kim Kardashian për fotot në Bali

FOTO/ ‘Ky elefant duket kaq i trishtuar’ Veganët sulmojnë Kim Kardashian për fotot në Bali

13:31, 01/05/2019

Kim Kardashian është sulmuar nga aktivistët veganë në Australi, pasi u fotografua me një elefant në Bali. Ylli i shfaqjes “Keeping up with the Kardashians” u kritikua nga anëtarët e grupit Vegan Australia në Fb, të mërkurën, grupi që predikon mbrojtjen e kafshëve dhe ushqyerjen vetëm me bimë.

38-vjeçarja Kim u shfaq në Instagram këtë javë duke treguar si i binte lehtë një elefanti që kishte një litar rreth qafës, gjatë pushimeve familjare në Indonezi që kishte bërë vitin e kaluar. Kim me burrin e saj Kanye Ëest kishin vizituar një rezervat elefantësh të shpëtuar.

“Ky elefant duket shumë i trishtuar”, shkroi dikush në Fb.

“E tmerrshme – shkroi një tjetër. -  Fuqia për të bërë kaq shumë për kafshët dhe përpjekja për të mos absolutisht asgjë për to, më bën të ziej nga inati."

Peter Egan, një nga yjet e ‘Downton Abbey’, e sulmoi në Twitter më 3 nëntor 2018 me një mesazh të ashpër: “ Një injorancë e tillë dhe një mungesë e tillë kujdesi! A nuk e kupton ajo, mizorinë që imponon mbi këta elefantë të shkretë vetëm për të bërë ato fotot e saj të pakuptimta, boshe?!”

Disa orë më vonë, Kim iu përgjigj në Twitter, kritikave: "Ne vizituam një rezervat elefantësh që i kishte shpëtuar ata nga Sumatra, ku me siguri do të ishin zhdukur. Është një organizatë që punon për të shpëtuar këto kafshë të mrekullueshme. Ne morëm informacion të plotë para se të shkonim, “ shkroi ajo./SYRI.NET  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco