FOTO/ Evi Reçi bën ‘bilancin’ e 29 viteve jetë.Ja çfarë paska falur dhe dhuruar më së shumti këngëtarja

FOTO/ Evi Reçi bën ‘bilancin’ e 29 viteve jetë.Ja çfarë paska falur dhe dhuruar më së shumti këngëtarja

11:53, 01/05/2019
A+ Aa A-

Ditën e djeshme Evi Reçi festoi 29-vjetorin e lindjes dhe urimet nga të afërmit dhe fansat e saj qenë të shumta.

Në mbrëmje moderatorja festoi me miqtë e saj më të mirë në një nga restorantet e qytetit.

Pas festës Evi bëri një “bilanc” të viteve të jetës së saj dhe falenderoi të gjithë ata që e uruan me fjalë zemre për ditëlindjen.

“Të numërosh pranverat që ke kaluar me buzëqeshje, me dashuri, me lodhje, me muzikë, me punë, me njerëz që të duan, por edhe që të kanë lënduar. Bilanci ishte i tillë: paskam buzëqeshur në shumicën e rasteve dhe kam falur shumë aq sa sot jam mirënjohëse për çdo buzëqeshje të falur me apo pa meritë. Mirënjohëse për çdo urim që mora dje, për çdo ‘story’ të hedhur ku vërtet tregonit që jam në jetën tuaj, në një mënyrë apo në një tjetër duke krijuar një histori të vockël. Mirënjohje për lulet e bukura që gjithmonë i kam preferuar se sa dhuratat. Dje u emocionova dhe u përlota dhe jo se u rrita në moshë, por sepse reflektova brenda vetes dhe pashë Evin që desha të shoh dhe që ende nuk ka humbur entuziazmin për të jetuar”, ka shkruar Evi në postimin e saj në ‘Instagram’.

Kujtojmë se Evi Reçi prej pak muajsh moderon emisionin “Vizioni i pasdites” dhe në të njëjtën kohë vazhdon të zhvillojë pasionin e saj për muzikën.

View this post on Instagram

30 prill 2019 ???? Te numerosh pranverat qe ke kaluar me buzeqeshje, me dashuri, me lodhje, me muzike, me pune, me njerez qe te duan por dhe qe te kane lenduar. Bilanci ishte i tille: paskam buzeqeshur ne shumicen e rasteve dhe kam falur shume aq sa sot jam mirenjohese per cdo buzeqeshje te falur me apo pa merite. Mirenjohese per cdo urim qe morra dje, per cdo “story” te hedhur ku vertet tregonit qe jam ne jeten tuaj ne nje menyre apo nje tjeter duke krijuar nje histori te vockel:) Mirenjohje per lulet e bukura qe gjithmone i kam preferuar sesa dhuratat. Dje u emocionova dhe u perlota por jo se u rrita ne moshe ????... por sepse reflektova brenda vetes dhe pash Evin qe desha te shoh dhe qe ende nuk ka humbur entuziazmin per te jetuar! Faleminderit nga zemra ??

A post shared by EVI RECI (@evireci) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco