Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Ideja e ‘çmendur’, një film ‘Rocky Vs. Karate Kid’

Ideja e ‘çmendur’, një film ‘Rocky Vs. Karate Kid’

08:42, 27/04/2019
A+ Aa A-

Ylli i ‘Cobra Kai’, Ralph Macchio ka zbuluar idenë më të ‘çmendur’ për një vazhdim të ‘Karate Kid’, i cili do të ishte një ndërthurje me ‘Rocky’.

Për shumë vite, Macchio nuk kishte asnjë interes për të luajtur përsëri rolin e Daniel LaRusso-s që nga shfaqja e tij përfundimtare në vitin 1989, ‘Karate Kid Part III’.

Megjithatë, në një intervistë për ‘Business Insider’, Macchio tregoi se ka pasur një ide që vazhdimi i ‘Karate Kid’ të përfshinte një duel mes Daniel LaRusso dhe Rocky Balboa.

‘Një ditë më erdhi të më takonte regjisori i filmit ‘Rocky’, John G. Avildsen. Ai dëshironte që të kombinonte Rocky me Karate Kid. Avildsen mendonte se do të ishte një film madhështor.

Ideja e historisë së filmit ishte që të riktheheshim në prejardhjen tonë në Itali. Por, unë refuzova’, deklaroi Macchio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco