VIDEO/ Taramelja jeton në kushte të vështira, Alketa mban premtimin

VIDEO/ Taramelja jeton në kushte të vështira, Alketa mban premtimin

08:07, 27/04/2019
A+ Aa A-

Xheison Bafti është vogëlushi që rrëmbeu zemrën e publikut.

Vogëlushi u bë i njohur në emisionin e ‘Në Kurthin e Piter Pan’ dhe për faktin pasi ai s’mund të shqiptojë dot shkronjën ‘K’.

Dhe ditën e djeshme Alketa i bëri një suprizë Xheisonit duke vajt në fshatin ku ai jeton në Mushqeta.

Në vidoet e publikuara nga moderatorja në Instastoryn e saj shohim kushtet në të cilat jetonte vogëlushi që rrëmbeu zemrat e publikut dhe ishin shumë të vështira.

Mirëpo, ai i premton Alketës se kur të rritet do të punojë shumë në të ardhmen për ta pasur një shtëpi më të mirë.

“Edhe pse shtëpia ime është pak a shumë e rregulluar dhe ka shumë rrezik, unë kur të rritem do ta rindërtojë. Do të mësoj dhe punojë shumë”, ishin fjalët e vogëlushit.

Në video moderatorja tregoi se jo rastësisht ajo është këtu dhe ajo tregoi se ka marrë një nisëm që do ndryshoj jetën e Tarameles së vogël.

'Si fillim pak magji ne jeten e ketij djali, per gjithe miresine qe na ka falur! Donacionin e pare e dhuroj me shume deshire vete! Pres te me bashkoheni. Detajet keto dite. Na ndiqni te henen... Faleminderit!", shkruan ndër të tjera Alketa në postimin e saj në Instagram.

 

 

 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco