Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Vrasje të vogla/ Merve i tregon Serhanit tradhtinë e Ojas, ja ç’do ndodhë të hënën

Vrasje të vogla/ Merve i tregon Serhanit tradhtinë e Ojas, ja ç’do ndodhë të hënën

21:03, 26/04/2019
A+ Aa A-

Edip vendos të tregojë historinë e kohës së gjimnazit. Merve dhe Pelin shqetësohen dhe përpiqen të ndalojnë Edipin. Edip insiston të tregojë historinë. Oja e ndalon Edipin para se ai të përfundojë historinë. Ajo i tregon Edipit se nuk pati guxim.

Edip i thotë Ojas se është i vendosur dhe një ditë do e zbulojë të vërtetën. Serhanit i ngel mendja tek historia që do tregonte Edipi dhe pyet Merve. Ajo bën sikur nuk e mban mend. Merve telefonon Edipin por ai nuk i përgjigjet.

Burxhu i kërkon falje Mehmetit dhe blen dhurata për fëmijët e tij. Arzu pyet Serhanin për problemet në kompani dhe ai e pranon që gjërat nuk po shkojnë siç duhet. Serhan i kërkon Arzus të mos i tregojë Merves.

Merve shkon në shtëpinë e Edipit dhe i lutet të mos i tregojë Serhanit dhe Tajlanit historinë e tyre. Edip është i vendosur dhe i thotë Merves se nuk e ndalon dot. Arzu dhe Enver takohen me klientin e tyre.

Ai thotë se Arzu është aq e zonja sa mund të hapë kompaninë e saj. Merve shkon në shtëpinë e Pelinit dhe i tregon që nuk mundi ta bindte Edipin. Pelin ka frikë se do e humbë Tajlanin nëse ai e mëson. Serhan nuk ja ndan sytë Ojas gjatë mbledhjes së këshillit të lagjes.

Oja largohet nga mbledhja dhe përpiqet të hapë xhaketën por zinxhiri nuk punon. Serhan e ndihmon dhe i thotë se do ta zgjidhë atë edhe nëse ajo nuk dëshiron. Merve dhe Pelin bëjnë plan të largohen me Serhanin dhe Tajlanin me pushime për ca kohë për t’i shpëtuar Edipit.

Merve e hap çështjen e historisë së Edipit gjatë drekës me Serhanin dhe Tajlanin. Ajo i tregon Serhanit se Oja e tradhtonte Tajlanin me Edipin. Tajlan i tregon Serhanit se Ojan dhe Edipin i kapën bashkë gjatë një ekskursioni. Serhan dyshon se Merve dhe Pelin po gënjejnë./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco