Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Plutoni do të zmbrapset dhe këto dy shenja të HOROSKOPIT do vuajnë shumë! Zbuloni çfarë pritet të ndodhë me ta!

Plutoni do të zmbrapset dhe këto dy shenja të HOROSKOPIT do vuajnë shumë! Zbuloni çfarë pritet të ndodhë me ta!

20:41, 26/04/2019
A+ Aa A-

Njerëzit kanë tendencë të “tmerrohen” kur Mërkuri zmbrapset, por, në realitet, kjo është një gjë krejtësisht normale që të gjithë planetet e bëjnë në një pikë. Çdo lëvizje dhe fenomen astrologjik ka kuptimin e vet të veçantë dhe Plutoni në prapavijë, nuk është përjashtim. Prej ditës së djeshme Plutoni po tërhiqet dhe me shumë mundësi të gjitha shenjat e zodiakut do të ndjejnë disa ndryshime në jetë rreth kësaj periudhe. Donna Page, një astrologe e certifikuar në Atlanta, dhe Linda Joyce, një astrolog gjithashtu kanë shpjeguar për faqen Women’s Health se çfarë do të thotë e gjitha kjo.

Kur një planet tërhiqet, duket sikur po lëviz jashtë orbitës së tij të zakonshme në qiell. Kjo do të thotë që fushat e jetës ku ky planet mbizotëron, do të tronditen. Plutoni lidhet me intensitetin dhe të shkuarit të gjërave thellë, ndaj gjatë kësaj kohe ju mund të ndiheni pak të zëmëruar dhe si në gjemba.

Energjia e Plutonit ndjell shumë gjëra brenda jush dhe pyetjet ekzistencialiste do të jenë ato që do t’ju mundojnë. Çfarë po bëni me jetën, ku jeni, cili është qëllimi juaj këtu etj etj. Kur Plutoni është në prapavijë, ju kërkohet të mendoni, të mendoni, të bëheni të vetëdijshëm për atë që nuk shihni kur jeta ju nxit drejt rrugës e qëllimeve që i keni vendosur vetes.

Kjo mund të ndikojë shumë në çdo fushë të jetës suaj, si e karrierës suaj, në shtëpi, marrëdhëniet etj. Zmbrapsja e Plutonit do të prekë të gjitha shenjat e zodiakut, por Bricjapi dhe Gaforrja do ta ndjejnë atë më së shumti. Kjo gjendje do të zgjasë për pesë muaj, por astrologet sugjerojnë ta përdorni këtë energji të mendimit në avantazhin tuaj. Pasi t’u jeni përgjigjur pyetjeve që ju lindin gjatë kësaj periudhe, bëni disa ndryshime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco