FOTO/ 'Xhansu, Ezel, Alehandro', ja emrat e aktorëve në telenovela që u vënë fëmijëve shqiptarët!

FOTO/ 'Xhansu, Ezel, Alehandro', ja emrat e aktorëve në telenovela që u vënë fëmijëve shqiptarët!

20:21, 25/04/2019
A+ Aa A-

Telenovelat turke e spanjolle duket se kanë ndikuar shumë në jetën e shqiptarëve sa që ata u kanë vendosur fëmijëve emrat e personazheve që luajnë në to. Emisioni "Wake up" ka bërë një kërkim në regjistrat e INSTAT për sa i përket përhapjes së këtij fenomeni për gjetjen e të dhënave dhe personave me emra të personazheve të serialeve të ndryshme.

Nga të dhënat rezulton se Elif dhe Esra janë emrat më të përdorur nga telenovelat turke. Nga ato spanjolle më i përhapuri në Shqipëri është emri Luka. Shumë emra janë vendosur edhe nga seriali amerikan "Games of Thrones".

Të dhëna e nxjerra nga regjistrat e INSTAT për emrat e vendosur 10 vitet e fundit fëmijëve në Shqipëri

 

Game of Thrones:

John-15 emra (Tiranë, Korçë)

Leia – më pak se 10 persona kanë këtë emër në Shqipëri, ndërkohë në Angli janë regjistruar 149 emra

Arya- Më pak se 10 persona e kanë këtë emër në Shqipëri ndërkohë 343 emra në Angli

Khaleesi- Më pak se 10 persona e kanë këtë emër në Shqipëri ndërkohë që 76 emra të tillë janë vendosur fëmijëve në në Angli deri në 2017

Tyrion- Më pak se 10 persona e kanë këtë emër në Shqipëri ndërkohë 11 emra në Angli

 

Serialet turke:

Ezel 21 persona quhen kështu në Krujë, Librazhd, Berat

Elif 163 persona ku 154 femra dhe 9 meshkuj (Tiranë, Shkodër, Dibër)

Xhansu 24 persona (Dibër, Elbasan)

Dilara 37 persona ( Tiranë, Shkodër)

Alper 13 persona (Tiranë, Elbasan)

Ender 24 persona (Shkodër, Lezhë, Bulqizë)

Esra 184 persona (Shkodër, Dibër, Tiranë)

Menekshe 128 emra (Vlorë, Tiranë, Fier)

Asli 21 persona (14 femra dhe 7 meshkuj)- (Tiranë, Shkodër)

 

Emra nga personazhet e serialeve spanjollë:

Santiago 229 emra (Tiranë, Durrës, Lushnje)

Luka 255 (250 meshkujt dhe 5 femra) (Vlorë, Elbasan)

Alehandro 210 (Tiranë, Elbasan, Lushnje)

 

Emra nga VIP-at e huaj

Shakira- 17 emra (Tiranë, Durrës)

Naomi-12 emra (Tiranë, Lezhë, Berat)

Justin- 149 (Tiranë, Durrës, Fier)

Britni- 15 emra (Tiranë, Shkodër, Lezhë)

Angelina-13 emra (Bulqizë, Korçë)

Adel- 14 emra (Kurbin, Tiranë)

Bred- 18 emra (Tiranë, Shkodër)

Jennifer-11 persona (Tiranë, Durrës)

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco