Aktorja e famshme e telenovelave turke rrezikon dënimin me 1 vit burg, për arsyen e pazakontë

Aktorja e famshme e telenovelave turke rrezikon dënimin me 1 vit burg, për arsyen e pazakontë

19:58, 25/04/2019
A+ Aa A-

Aktorja e famshme turke, Deniz Çakir, rrezikon të dënohet me 6 muaj deri në 1 vit burg për ‘poshtërim publik’ të disa grave.

Aktorja 37-vjeçare, e njohur në Shqipëri si Mejrem e serialit ‘Familja e Madhe’ akuzohet se ka fyer disa gra të mbuluara në një lokal në Stamboll.

Ngjarja ka ndodhur më 30 Dhjetor të vitit 2018, teksa Deniz po konsumonte alkool në një lokal kur ka dyshuar se gratë e mbuluara nga tavolina ngjitur po e fotografonin.

Edhe pijet që pimë në lokal, edhe fotografitë që shkrepim, shihen me paragjykim. Këtu nuk është Arabi, kjo është Turqia e Ataturkut’, pretendon të ketë thënë Çakir e cila hedh poshtë akuzat.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco