Çifti i njohur i jep fund lidhjes pas 4 muajsh

Çifti i njohur i jep fund lidhjes pas 4 muajsh

18:01, 25/04/2019
A+ Aa A-

Lidhjes mes aktores së njohur Kate Beckinsale dhe ish të dashurit të këngëtares, Ariana Grande, Pete Davidson duket se i ka ardhur fundi.

Sipas burimeve afër tyre çifti i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë,  pas vetëm 4 muajsh. Gjithashtu mësohet se ata kanë mbetur ende shokë, por historia e dashurisë mes tyre ka përfunduar.

Më herët aktorja e njohur është shprehur  në një intervistë duke theksuar se është habitur nga gjithë vëmendja e mediave për këtë histori dashurie.

“Unë jam e habitur nga interesi. Kurrë nuk kam qenë në këtë pozitë. Është shumë tronditëse dhe diçka për t’u mësuar me të. Nëse kjo do të ishte shtytja kryesore e marrëdhënieve, do të kishte një problem, por jo”,-u shpreh aktorja pak kohë më parë kur ata ende ishin çift.

Gjatë kësaj lidhje 4-mujore ata janë fotografuar shpesh bashkë duke u puthur në publik dhe gjithashtu Davidson ka darkuar edhe me prindërit e aktores.

Njohja mes tyre ka ndodhur në një festë pas ceremonisë së çmimeve “Golden Globes” në muajin janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco