FOTO-VIDEO/ Aksident tek ish-Blloku! Arbana Osmani debat me policin, ja personi që i qëndron pranë

FOTO-VIDEO/ Aksident tek ish-Blloku! Arbana Osmani debat me policin, ja personi që i qëndron pranë

16:55, 25/04/2019
A+ Aa A-

Moderatorja Arbana Osmani është përfshirë ditën e sotme në një situatë aspak të këndshme në zonën e ish-bllokut. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga faxweb, Arbana shfaqet e shqetësuar duke komunikuar me policët dhe duke firmosur, ndërkohë që pranë saj qëndron dhe Eduart Grishaj, i përfolur së fundmi si i dashuri i moderatores.

Nuk dihet nëse Arbana ka pësuar ndonjë aksident, apo ka parkuar gabimisht, por në zonë shihen edhe punonjës të policisë që po kryejnë verifikime të rastit.

Por dyshohet, se teksa ndodhej në zonën e ish-Bllokut, moderatorja e dashur për publikun shqiptar është përplasur me një makinë tip “Benz”, ngjyrë gri. Ky mjet drejtohej nga zonja bionde që shfaqet në video, shkruhet Joq.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një polic, i cili nga pamjet duket se ka “detyruar” Arbanën që të firmosë një gjobë, edhe pse ajo nuk ka qenë shumë dakord.

Edhe pse nuk ka pasur asnjë të lënduar apo dëme material të konsiderueshëm, moderatorja duket e shqetësuar teksa komunikon me policin.

Përveç aksidentit, vëmendjen e tërheq edhe personi tjetër që ndodhej në ato momente me moderatoren. Ai është regjisori i “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj, me të cilin përflitet se Arbana është në një lidhje.

Në media thuhet se moderatorja është ndarë pak kohë më parë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka dhe një djalë Jonin, ndërkohë që përflitet fort për një lidhje me regjisorin e emisionit të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco