John Rezaj, ylli i filmit “Albanian Gangster” për mafien shqiptare në Amerikë

John Rezaj, ylli i filmit “Albanian Gangster” për mafien shqiptare në Amerikë

19:04, 24/04/2019
A+ Aa A-

“Albanian Gangster” është filmi që ka përfunduar xhirimet në vitin 2018 dhe deri më tani ka shfaqur premierën e tij në disa vende të Amerikës, si Beverly Hills, Michigan etj., por jo vetëm pasi dhe Kosova dhe Shqipëria janë njohur me këtë premierë muaj më parë.

Në rolin kryesor të këtij filmi është shqiptari 47 vjeçar nga Vermoshi, John Rezaj, i cili prej 40 vitesh jeton në SHBA.

Ai në fakt nuk e ka profesion aktrimin, por është përzgjedhur nga vetë regjisori dhe skenaristi Matthew A. Brown, si karakteri ideal për realizimin e këtij filmi.

John Rezaj është në rolin e Leon, një shqiptar që është detyruar të mbijetojë në rrugët e Bronksit në Nju Jork.

Pasi ka dalë prej një kohë e gjatë nga burgu, ai ka një mundësi për t’u takuar me njeriun që e ka futur pas hekurave.

Ndërsa historia përfshin dhunën, krimin dhe gjërat tipike, që lidhen me jetën e gangsterëve, regjisori ka theksuar se nuk është, duke promovuar këtë stil jetese.

Qëllimi i tij dhe është të tregojë realitetin, një histori të vërtetë të vështirësive, që shumë emigrantë përballen pas mbërritjes së tyre në Amerikë. Kolona zanore e filmit janë shtatë këngë të Unikkatil dhe një nga Ledri Vula.

Ai ka dhënë një intervistë për emisionin Wake Up në Top Channel, të cilën mund ta shikoni duke klikuar në videon e mëposhtme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco