Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Grupi Anonymous ka një mesazh për miliarderët: 'Ju interesojnë më shumë simbolet se sa jetët e njerëzve'

Grupi Anonymous ka një mesazh për miliarderët: 'Ju interesojnë më shumë simbolet se sa jetët e njerëzve'

23:48, 23/04/2019
A+ Aa A-

Katedralja “Notre Dame” u përfshi nga flakët pasditen e 15 prillit dhe njerëz nga e gjithë bota nisën ‘vajtimin’ për atraksionin e njohur në Francë. Pak orë pas flakëve njerëz të ndryshëm nisin të dhuronin para për të ndihmuar në restaurimin e saj, duke nisur që nga biznese private e deri tek autoritetet lokale. Sigurisht që nuk munguan edhe persona të pasur që mundën të dhuronin shuma të mëdha.

Por së fundmi grupi ndërkombëtar i hakerave Anonymous u janë drejtuar me një mesazh miliarderëve që kontribuuan ne restarurimin e katedrales dhe i kritikon këta individë për “bamirësi selektive”

Në një deklaratë në uebsajtin e tyre, organizata shkruante:

“Kjo bamirësi selektive ka hapur sytë e njerëzve nga e gjithë bota për prioritetet e gabuara të klasës sunduese. Është tashmë më se e dukshme që juve ju interesojnë më shumë simbolet e fuqisë suaj kulturore se sa jetët njerëzore apo vetë planeti në të cilin jetojmë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco