Eni Jani dhe Genci Fuga fituan 'Dance with me 5' po lekët? E vërteta qenka ndryshe

Eni Jani dhe Genci Fuga fituan 'Dance with me 5' po lekët? E vërteta qenka ndryshe

15:23, 23/04/2019
A+ Aa A-

Dy aktorët e njohur shqiptar Eni Jani dhe Genci Fuga të cilët janë dhe të martuar prej shumë vitesh të gjithë i kujtojmë dhe si fitues të spektaklit të njohur “Dance with me 5’.

Dhe sot çifti i njohur i showbizit ka qënë i ftuar në programin ‘Trokit’ në Intv.al.

 Dyshja shumë e dashur, janë bërë bashkë për shfaqjen ‘Historia e kopshtit zoologjik’.

Teksa ndanin detaje nga shfaqja biseda u fokusua edhe në karrierat e tyre të suksesshme.

Por ato nuk mund ti shpëtonin pyetjes së moderatorit i cili thotë se për çmimin monetar do të flisnin më vonë teksa Eni ndërhyn duke qeshur:

‘Lekët? Cilat lekë? (qeshin të gjithë). Ne kemi marrë lekë vetëm kur fituam kupat, 4 herë, 1 milion të vjetra për çdo rast. Për fitorën kemi vetëm kupën’ – tha Eni.

‘Imagjino, futesh në një garë dhe nuk do çmimin e parë, se s’spaska lekë, ti do të fitosh gjatë javëve që të marrësh lekë – është shprehur mdoeratori teksa çifti shpërtheu në të qeshura.

Ndërsa Genci në lidhje me këtë situatë është përgjgijgur: ‘Më mirë një vezë sot, se sa një pulë mot’.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco