Vrasje të vogla/ Edip prezantohet si i dashuri i Ojas, ja ç’do ndodhë nesër

Vrasje të vogla/ Edip prezantohet si i dashuri i Ojas, ja ç’do ndodhë nesër

22:51, 22/04/2019
A+ Aa A-

Mehmet harron që është ndarë nga Arzu dhe hyn në shtëpinë e saj. Ai vendos t’i lërë çelësat e shtëpisë por Arzu i thotë t’i mbajë për ndonjë rast emergjent. Mehmetit i mungon jeta familjare. Oja merr pjesë në mbledhje por i qëndron ftohtë Serhanit.

Nihal njofton Burxhun se shtëpia që ajo kërkon nuk është më në shitje pasi pronarët kanë hequr dorë. Burxhu nxehet dhe kupton që këtë ja ka bërë Merve. Oja anulon darkën që kishte organizuar Merve. Burxhu i tregon Mehmetit dhe ai i premton se do e zgjidhë.

Burxhu i kërkon Mehmetit t’i propozojë për martesë. Merve këmbëngul që të takohet me të dashurin e Ojas. Oja pranon edhe pse i dashuri i saj nuk ekziston. Merve fton Pelinin dhe Arzun për darkë.

Merve i tregon Serhanit që Oja do vijë për darkë me të dashurin. Serhan bëhet xheloz. Tajlan i kërkon falje Serhanit. Oja shkon në darkë pa të dashurin. Merve dhe Pelin zhgënjehen.

Edip shkon në shtëpinë e Merves dhe prezantohet si i dashuri i Ojas. Merve tronditet dhe kujton të shkuarën. Pelin e akuzon Ojan se nuk ka të dashur. Merve fton Edipin dhe i lë të gjithë të habitur./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco