Mbaron “Bixhoz me dashurinë”, zbulohet seriali i ri që fillon pas tij

Mbaron “Bixhoz me dashurinë”, zbulohet seriali i ri që fillon pas tij

21:46, 22/04/2019
A+ Aa A-

Serialit indian po i vjen fundi. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i programacionit të Klan, Albert Dumani.

Dumani u shpreh se kjo telenovelë do të transmetohet deri në fund të këtij sezoni dhe më pas në shtator në vend të tij do fillojë një serial i ri turk.

Seriali turk mban titullin “Vajza ime” dhe është duke u transmetuar këtë vit në Turqi. Në këtë serial luan aktorja Beren Gokyildiz të cilën e njohim të gjithë si Turna nga seriali “Nënë”.

Seriali flet për historinë e një vajze të vogël e cila takohet me të atin për herë të parë pas shumë vitesh.

Ajo vuan nga një sëmundje vdekjeprurëse dhe i ati i saj do bëjë gjithçka për të kur ta mësojë këtë fakt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco