Bixhoz me dashurinë/ Shivai zbulon një sekret për Gorin dhe motrën e saj, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Shivai zbulon një sekret për Gorin dhe motrën e saj, ja ç’do ndodhë nesër

18:39, 22/04/2019
A+ Aa A-

Axhej i thotë Omit të qëndrojë larg Gorit. Oberoit mbrojnë Omin. Om vendos të largohet pasi Gori nuk e do më. Shivai i kërkon Omit të mos dorëzohet. Anikës nuk i pëlqen vetja me thinja dhe bëhet xheloze për Shivain.

Bavja e shpëton Rudrën nga një situatë e sikletshme. Shivai ja heq paruken Anikës në dhomë dhe kalon momente me të. Një vajzë i ndërpret. Shivai vendos paruken e Anikës dhe e frikëson. Rudra i thotë Bavjas se ajo është punonjësja e tij dhe nuk duhet ta harrojë që ai është pronari.

Shivai ndihmon mamanë e Gorit dhe i premton se do e zgjidhë këtë situatë. Ai gjen një foto të vjetër të Gorit me motrën e saj. Mamaja e Gorit i tregon Shivait se Gori quhej Çutki. Anika kujton motrën e saj. Om i tregon Shivait çfarë i tha Gorit.

Rudra tallet me vëllezërit. Om vendos të ribashkohet me Gorin me çdo kusht. Axhej kërkon që ai dhe Gori të bëjnë ritin në tempull. Om i thotë Gorit se do shkojë me ta gjithashtu. Gori nuk pranon por Om këmbëngul.

Ata ngecin mes dritave të zbukurimit dhe Om i thotë Gorit se fati i tyre është të jenë bashkë. Anika mërzitet me Shivain pasi ai e gjykon për faktin që vendos makjazh. Axhej nuk shkon në tempull dhe Om kërkon ta bëjë ritin me Gorin.

Anika bëhet xheloze kur sheh Shivain duke biseduar me një vajzë. Axhejit i prishet makina dhe Rudra i maskuar bën sikur do ta ndihmojë. Nëna e Axhejit vendos që Gori ta bëjë ritin me Dilpritin./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco