Krejt papritmas në ditën e lindjes së tij, Ermal Meta njofton shkëputjen nga muzika. Çfarë po ndodh?!

Krejt papritmas në ditën e lindjes së tij, Ermal Meta njofton shkëputjen nga muzika. Çfarë po ndodh?!

16:54, 22/04/2019
A+ Aa A-

Kantautori shqiptar Ermal Meta do të shkëputet muzika dhe do t’i japë vetes një pushim të gjatë 2-vjeçar. Ermali vendosi të thotë “lamtumirë” me koncertin përmbyllës të turit të tij prej tre vitesh, të mbajtur më datë 20 prill në “Forum di Assago” në Milano, në ditën e ditëlindjes së tij.

13 mijë personat e pranishëm në koncert, përmes banderolave dhe fletëve të shumta, e kanë falenderuar atë për tërë krijimtarinë e ofruar muzikore (30 këngë).

Ermal Meta u ngjit tre vite më parë në skenën e Sanremos me këngën “Odio le favole”, më pas me “Vietato Morire”, kënga e cila e bëri të famshëm edhe në Shqipëri. Vetëm një vit më vonë, ai do të rrëmbente vendin e parë të këtij festivali prestigjioz, me këngën “Non mi avette fatto niente”, në bashkëpunim me këngëtarin italian Fabrizio Moro.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco