Për herë të parë, filmi shqiptar konkurron në Festivalin e Filmit në Kanë

Për herë të parë, filmi shqiptar konkurron në Festivalin e Filmit në Kanë

15:21, 22/04/2019
A+ Aa A-

Për herë të parë vendi jonë do të konkurrojë në eventin e njohur në Festivalin e Filmit në Kanë ku do të garojë në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër.

Filmi “The Van”, me regji të Erenik Beqirit, është përzgjedhur në 11 filmat më të pëlqyer ndër 4,240 filma që kanë konkurruar.

‘The Van’ është një bashkëprodhim shqiptaro-francez ku do të luajnë aktorë të njohur si Arben Bajraktari, Afrim Muçaj dhe francezi Phénix Brossard.

“Kanë, ja tek po vijmë! Faleminderit çdokujt që na qëndroi pranë. Krenarë që jemi shqiptarët e parë që marim pjesë në garën zyrtare”, shkruan Erenik Beqiri, i cili është dhe autori i filmit që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 72-të të Festivalit që do të mbahet në datat 14-25 maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco