Bes Kallaku tregon momentet e tmerrit të Xhensilës: Ikim se janë malokëëë

Bes Kallaku tregon momentet e tmerrit të Xhensilës: Ikim se janë malokëëë

10:14, 22/04/2019
A+ Aa A-

Së fundmi në emisionin ‘Thumb’ ishte i ftuar aktori i humorit Bes Kallaku.

Në emision aktori foli për jetën profesionale të tij por dhe atë private.

Ndër të tjera Besi ka treguar një histori që do t’ju 'shkrij' së qeshuri në kohën kur Xhensila ishte shtatzënë.

'Duke qenë se gjendja emocionale, hormonale e Xhensilës ishte e rënduar dhe i thashë hajde të dalim, mendova ta nxjerr pak që të kalojë kohën. Një shok i imi në Ulqin martonte vajzën dhe mendova që ta ç’kompleksoja pak. Shkuam në dasmë dhe unë do të këndoja “Skifterja e zemrës” kur do të hynte çifti, por ishte dasëm me 700 veta.

Unë dola mbrapa dhe lashë Xhensilën te miqtë e mi, tavolina e tretë. I thashë edhe atyre është pak e ngurtësuar prej vajzës e prandaj vendosa të vijmë që të dali pak të lëvizi. Vjen çifti, por Xhensila ka tmerr armët dhe sa filloi të qetësohej, ja dha një tek tavolina ngjitur ‘pam pam pam’ edhe tjetri tek tavolina me larg ‘pam pam pam’. Ajo u çua duke më ndjekur mua, ndërsa unë me të zotin e shtëpisë po mbushnim kallashin. Më vjen mua duke bërtitur ‘Besiiii, Besiiiii”, ndërkohë një shoku im i thotë ” S’ka gjë se janë manovër, janë manovër”. Xhensila ngaqë ishte e terrorizuar ja dha: “Ikim se janë malokë janë malokëëë”, tregoi Besi.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lushingabarbullushi22/04/2019 12:30

Ja u hangert kaken malokve.

Shto koment

Denonco