Shifër rekord/ Beyonce nënshkruan marrëveshje 60 milionë dollarë me Netflix

Shifër rekord/ Beyonce nënshkruan marrëveshje 60 milionë dollarë me Netflix

06:39, 22/04/2019

Diva e popit, Beyonce bashkëpunoi me Netflix për të publikuar dokumentarin e saj "Homecoming". Pas kësaj, ajo ka nënshkruar një marrëveshje 60 milionë dollarëshe me Netflix për të sjellë edhe disa projekte të tjera.

E para e tre projekteve është "Homecoming", dokumentar që interpretojnë performancën e saj 2018 në Coachella, një spektakël që përfshinte kërcime dhe këngë të Beyonce.

Cmimi për Beyonce Knoëles-Carter si producente ekzekutive, shkrimtare dhe drejtore ka arritur në vlerën e 20 milionë dollarëve. Përfaqësuesi i Beyonce nuk iu përgjigj kërkesave të Variety për komente; Netflix nuk pranoi koment për këtë histori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment