Vetëm dy ditë pas publikimit, kënga e Dhurata Dorës ‘thyen’ rekordet dhe bën namin në Internet

Vetëm dy ditë pas publikimit, kënga e Dhurata Dorës ‘thyen’ rekordet dhe bën namin në Internet

19:53, 21/04/2019
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, Dhurata Dora dhe reperi algjerian, Soolking publikuan bashkëpunimin e shumëpritur.

Një pjesë e shkurtër e këngës ishte publikuar më parë në ‘Instagram’ dhe ishte pëlqyer shumë nga ndjekësit e tyre, megjithatë videoja origjinale në ‘Youtube’ ka tejkaluar pritshmëritë.

Vetëm 1 ditë pas publikimit, ‘Zemër’ është renditur në vendin e parë në Gjermani, Algjeri, Zvicër, Tunizi, Maqedoni dhe në Shqipëri.

Gjithashtu, pas vetëm dy ditëve kënga arritur gati 8 milionë klikime në You Tube. Këto i ka publikuar vetë këngëtarja në profilin e saj të ‘Instagram-it’, duke i treguar me krenari fansave të saj suksesin e kësaj kënge.

Dhurata ka marrë shumë mbështetje nga të gjithë fansat dhe kolegët ‘online’ dhe tashmë ky bashkëpunim i ka hapur dyert për një karrierë ndërkombëtare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco