Pas çmimeve Oscar, Bradley Cooper dhe Lady Gaga nuk janë takuar më

Pas çmimeve Oscar, Bradley Cooper dhe Lady Gaga nuk janë takuar më

17:40, 21/04/2019
A+ Aa A-

Kanë kaluar thuasje dy muaj nga ndarja e çmimeve Oscar dhe gjithashtu nga buja që la performanca e aktorit Bradley Cooper me këngëtaren Lady Gaga, me këngën “Shallow”.

Kjo performancë shkaktoi një valë të gjatë spekulimesh se ata kishin nisur një histori dashurie, pasi Gaga sapo u kishte dhënë fund fejesës së saj me agjentin Christian Carino.

Të dyja palët e mohuan këtë lidhje dhe madje sipas mediave, nuk kanë patur më kontakte pas eventit prestigjioz.

Sipas mediave të huaja, aktori është fokusuar tërësisht tek familja e tij, tek modelja Irina Shayk dhe vajza e tyre Lea.

“Që pas përfundimit të ndarjes së çmimeve Oscar, Bradley kalon çdo ditë me familjen e tij. Ai dhe Irina argëtohen me vajzën e tyre Lea. Ndonjëherë kalojnë ditë të tëra në plazh, ndërkohë që duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit,”-është shprehur një burim për “People”.

Ai dhe Gaga nuk janë takuar më bashkë që pas eventit, duke u dukur pak e çuditshme për fansat. Sa i përket këngëtares pas ndarjes nga i fejuari është komentuar edhe  për një lidhje mes saj dhe aktorit Jeremy Renner, por ende nuk ka patur një konfirmim apo mohim për këto zëra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco