Rrëfehet Bes Kallaku: Ja pse nuk publikojmë foto të Ajkës

Rrëfehet Bes Kallaku: Ja pse nuk publikojmë foto të Ajkës

21:06, 20/04/2019
A+ Aa A-

Aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë bërë prindër të një vajze të quajtur Ajka që prej korrikut të vitit të shkuar.

Pavarësisht se çifti i njohur i ekranit kanë treguar shpesh se vajza  është pika e tyre e dobët, ata kanë preferuar që ta mbajnë larg mediave.

I ftuar në barin e emisionit “THUMB”, Besi ka treguar arsyen pse nuk publikojnë asnjë foto të Ajkës ndonëse interesi publik është i madh.

“Nuk e kemi mbajtur larg për çështje syri. Unë nuk mund ta bëj të famshëm fëmijën tim, sepse është fëmija i Besit dhe i Xhensilës. Për ne është marrëdhënie familjare brenda shtëpisë tonë.

Fëmija im ka kohë të rritet dhe të vendosë vetë për veten e tij. Ndonjëherë i bëjmë ndonjë foto të bukur dhe themi “ahh sikur ta hidhnim këtë në Instagram, sa bukur ka dalë “. Por Ajka ka kohë të rritet, ka nevojë të marri nga natyra të gjithë pjesën që i takon”, tha aktori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco