Regjisori i Oscar gati filmin për viktimën e 'fake news'

Regjisori i Oscar gati filmin për viktimën e 'fake news'

18:52, 20/04/2019
A+ Aa A-

Regjizori që fitoi çmimin Oskar, Clint Eastwood, është duke programuar një film, kushtuar një prej viktimave të “fake neps”, Richard Jewell.

Jewell, 34 vjeç në atë kohë, ishte një roje sigurie në Lojrat Olimpike Verore të vitit 1996 në Atlanta, dhe fillimisht ai u vlerësua me të drejtë si një hero pasi zbuloi një sasi të madhe eksploziv dhe rrezikoi jetën e tij për të evakuuar zonën.

Pas shpërthimit të bombës, dhjetëra të tjerë u plagosën dhe një person u vra. Megjithatë, nuk ka dyshim se shumë, shumë më tepër do të kishin vdekur, nëse Jewell nuk do të kishte dhënë alarmin.

Për fat të keq për Jewell, brohoritja nuk zgjati shumë. Ai ishte mbipeshë, i bardhë dhe një i jugut - objektivi i përsosur për mediat tona të krahut të majtë ... Dhe kështu, tre ditë më vonë media raportoi se, F.B.I. po e shihte atë si një të dyshuar të mundshëm.

Nuk kishte prova kundër Jewell, por e gjithë historia u bazua në një profil kriminal të njeriut-bombë.

Atlanta Journal-Constitution filloi fushatën e urrejtjes duke krahasuar Jewell me vrasësin serial pas një serie të tmerrshme të vrasjeve të fëmijëve në Atlanta.

Menjëherë, pjesa tjetër e mediave, krejtësisht të papërgjegjshme dhe të pamatura shkuan në qytetin e Jewell, duke e portretizuar atë si djalë të një mamaje patetike, një djalosh i shëndoshë që dështoi në zbatimin e ligjit, një klloun në uniformën e rojes së sigurisë që vendosi bombën për ta shpallur veten një hero.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco