FOTO/ Will Smith e Martin Lawrence festojnë fundin e xhirimeve të “Bad Boys 3”

FOTO/ Will Smith e Martin Lawrence festojnë fundin e xhirimeve të “Bad Boys 3”

09:06, 20/04/2019
A+ Aa A-

“Bad Boys For Life” përfundoi xhirimet dhe dy protagonistët kryesorë, Will Smith e Martin Lawrence, e njoftuan lajmin me një foto nga sheshxhirimi, të cilën e postuan në rrjetet sociale.

Skenat e fundit duhet të xhiroheshin në Miami, Florida, por nuk dihet nëse qyteti pas tyre është i njëjti.

Regjisorët e projektit janë Adil El Arbi e Bilall Fallah, të njohur për serialin e suksesshëm dramatik të “FX”, “Snowfall”.

Kapitulli i tretë kishte vite që flitej për t’u realizuar. Versioni më i fundit i skenarit vjen nga Chris Bremner, që ka shkruar komedinë e Kevin Hart, “The Wedding Ringer”.


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco