Robert Berisha pësoi aksident me makinë? Flet vetë këngëtari, bashkëshorti i Nora Istrefit

Robert Berisha pësoi aksident me makinë? Flet vetë këngëtari, bashkëshorti i Nora Istrefit

23:31, 19/04/2019
A+ Aa A-

Këngëtari Robert Berisha është thënë se është aksidentuar në një aksident me makinë gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së premte.

Bashkëshorti i Nora Istrefit ka qenë temë e disa mediave sot, pasi është shkruar, se ai ka pësuar një aksident të vogël me makinën e tij.

Sipas këtyre shkrimeve, Roberti ishte aksidentuar në Prishtinë dhe nga ky aksident nuk kishte pasur ndonjë lëndim serioz.

Por në një prononcim për Express, Roberti ka thënë se ai nuk është fare në Prishtinë.

“Unë jam shëndoshë e mirë dhe jam në Tiranë prej ditës se djeshme”, ka thënë ai.

Kënga e fundit e Robertit është me Eli Malaj “Vetëm një mesazh”, këngë kjo që ka afër 1 milionë klikime në Youtube, ndërsa këngëtari ka vazhduar me sukseset e tij në karrierë vitet e fundit./Express

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco