‘Do i lini trashëgimi Devis Xherahut?’, Lefteri Pantazis jep përgjigjen e papritur...!

‘Do i lini trashëgimi Devis Xherahut?’, Lefteri Pantazis jep përgjigjen e papritur...!

22:59, 19/04/2019
A+ Aa A-

Teksa ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, këngëtari i njohur grek, Lefteri Pantazis, ka treguar disa detaje nga jeta e tij. Lefteri ka treguar se nuk është martuar asnjëherë, por ka një vajzë, e cila është një modele dhe aktore e njohur, ku emri i saj artistik është Koni Metaxa.

Gjatë intervistës, Arian Çani e ka pyetur Lefterin nëse ka ndërmend t’i lëjë ndonjë trashëgimi Devis Xherahut, me të cilin ka bashkëpunuar shumë herë dhe e ka mik të mirë.

“Meqë e doni kaq shumë Devisin dhe meqë është djali juaj artistik, keni menduar t’i lini trashëgimi Devisit?”, e pyeti Çani Arianin. “I kam lënë makinën, sa herë vjen në Athinë e përdor”, u shpreh Lefteri ndaj kësaj pyetje duke qeshur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco