Gruaja e Asqeriut tregon xhelozi për Eva Alikajn: Kishin FOTO bashkë

Gruaja e Asqeriut tregon xhelozi për Eva Alikajn: Kishin FOTO bashkë

22:12, 19/04/2019
A+ Aa A-

Në emisionin e pasdites “Rudina”, ka qenë i ftuar aktori i njohur Bujar Asqeriu, së bashku me gruan e tij Irena. Kjo e fundit kërceu një vals me artistin dhe më pas tregoi se jeta krah Bujarit nuk ka qenë aq e lehtë. Irena tregoi se njëherë është bërë xheloze për aktoren Eva Alikaj.

“Kur mbaruan xhirimet, Bujari kishte bërë një foto tek një stol me Evën dhe një shoqen e saj. Foton e solli në shtëpi. Unë u bëra xheloze, se kishin dalë edhe bukur në fakt, ama xhelozinë e shprehja në mënyrë të sofistikuar. E vura foton e tyre tek televizori dhe ngjitur me të vura edhe foton e dy djemve tanë, si për ti kujtuar Bujarit që kishte dy fëmijë. Ai e vuri re sa erdhi. Ma lexonte mendjen. Më tha: Irena shumë bukur mizanskenat,”- tha Irena.

Më tej gruaja e Asqeriut rrëfeu edhe detaje nga jeta e tyre e përditshme. Bujari i kishte humbur të dy prindërit dhe Irena ishte kujdesur për fëmijët e tyre, për motrat dhe vëllain e Bujarit dhe për vetë Bujarin.

“Sa herë që shkonte në xhirime ose në teatër i bëja çaj dhe ia hidhja në termus. Një ditë, u bë gati si gjithmonë për në teatër kishte një rol të vogël atë ditë, dhe më tha: Po çaji? Iu ktheva: Po s`është rol për çaj ai. Bujari doli dhe mua më mbeti fiksim. E bëra çajin dhe ia çova pas skene, në teatër,”– tregoi më tej ajo.

Gruaja e aktorit tregoi edhe një rast se si kishte marrë një certifikatë vetëm për t’u ndjerë në të njëjtin nivel me aktorin që i kishte të panumërta.

“Bujari po ecte shumë, po merrte role, certifikata nderi, kurse unë të parën dhe të fundit e kisha marrë në klasë të parë. Shkova një ditë në punë dhe i thashë shefes: Do më jepni një fletë nderi se burri po merr vazhdimisht e unë jo. Patjetër, më tha ajo dhe të nesërmen i mblodhi të gjithë, më dha fletën bashkë me një stilolaps dhuratë. Shkova në shtëpi gjithë qejf, e vura tek televizori dhe sa hyri ai në shtëpi e pa, po duke më njohur mirë më tha: Ta dhanë vetë apo ia kërkove? Ma dhanë, i thashë. S`ka mundësi, më tha se mësueve ia japin vetëm pas vdekjes,”– përfundoi ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco