Bixhoz me dashurinë/ Om i shpreh dashurinë Gorit, ja ç’do ndodhë të hënën

Bixhoz me dashurinë/ Om i shpreh dashurinë Gorit, ja ç’do ndodhë të hënën

20:25, 19/04/2019
A+ Aa A-

Gori i thotë Omit se nuk i bëson më atij pasi lexoi letrën. Om i tregon se nuk i ka shkruar letër por Gori nuk e beson. Om i thotë se e ka kuptuar që ata nuk mund të rrinë pa njëri-tjetrin por Gori është e vendosur të martohet dhe mendon se do e gjejë lumturinë me dikë tjetër.

Om ulet në gjunjë dhe shpreh dashurinë Gorit. Om i thotë Gorit të dua. Gori nuk pranon të rikthehet me Omin. Om mendon se e humbi Gorin. Anika bëhet xheloze pasi Shivait i afrohen vajza. Shivai i thotë Anikës se nuk do njeri tjetër përveç saj.

Rudra i mburret disa vajzave dhe i thotë se ka rrahur terroristë. Rudra nuk di ta përdorë armën dhe vajzat tallen me të. Anika, Shivai, Rudra dhe Bavja vendosin të zbulojnë arsyen pse Gori po martohet dhe nuk largohen pa e marrë atë në shtëpi.

Anika fillon të shqetësohet për thinjat. Bavja bëhet xheloze pasi Rudra shoqërohet me vajza. Anika dhe Shivai kalojnë pak momente romantike në një dhomë. Një vajzë i ndërpret dhe Shivai e frikëson.

Rudra dhe Bavja zihen. Shivai takohet me nënën e Gorit dhe ajo i thotë se do dëshironte që vajza e saj të kthehej në familjen e tyre. Shivai gjen një foto të vjetër të Gorit me motrën e saj./revistawho

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco