Maluma pjesë e albumit të Madonna-s, publikohet kënga e parë

Maluma pjesë e albumit të Madonna-s, publikohet kënga e parë

22:56, 18/04/2019
A+ Aa A-

Pas shumë vitesh larg muzikës, Madonna rikthehet me publikimin e një albumi të ri, I cili titullohet ‘Madame X’. ‘Medellin’ është kënga e parë e albumit, në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Maluma.

I gjithë albumi I saj është inspiruar nga koha kur ka qëndruar në Portugali dhe këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja. Kënga është publikuar vetëm në audio dhe është pritur shumë mirë nga fansat e dyshes, megjithatë kjo nuk do të jetë kënga e vetme në bashkëpunim me Malumën.

“(Expletive) I’m Loca”, titullohet kënga tjetër, e cila ende nuk dihet se kur do të mund ta dëgjojmë. Për këngëtarin, ky bashkëpunim ka qenë diçka shumë e veçantë, pasi më në fund ka mundur të realizojë ëndrrën e tij.

Albumi ‘Madame X’ do të publikohet në datën 14 qershor, ndërsa videoklipin e këngës ‘Medellin’ në 24 prill.

View this post on Instagram

WORLD PREMIERE 24/04/19 #MEDELLIN @mtv @madonna!!

A post shared by MALUMA (@maluma) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco