FOTO/ Miq për kokë. Osli feston ditëlindjen, Besi dhe Erioni e urojnë me fjalët më të bukura

FOTO/ Miq për kokë. Osli feston ditëlindjen, Besi dhe Erioni e urojnë me fjalët më të bukura

15:11, 18/04/2019
A+ Aa A-

I shohim çdo të diel me emisionin e tyre të mbushur plot humor ‘BE caffe’ në Tv Klan.

Treshja e famshme Erion Isaj, Bes Kallaku dhe Olsi Bykyku gjithmonë kanë treguar se midis tyre ekziston një shoqëri e pastër.

Sot Olsi feston ditëlindjen dhe ka marrë urimet më të bukura nga dy miqtë e tij të ngushtë.

“Olsi Bylyku vëllai im i vogël, vetja ime në moshën tënde, urime ditëlindjen, ke rrugë dhe karrierë të gjatë përpara. Zoti mbarë në gjithçka, përqafime. Edhe 100 role të tjera”, shkruan Besi krahas fotos me aktorin, ndërsa Erioni ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen. Qoftë jeta jote si talenti që zoti të ka falur… e pambarimtë, me peshë, shkëlqim dhe plot emocion. Je mik”.

Kujtojmë që së fundi Olsi ka bërë publike dhe lidhjen e tij me  vajzën që  quhet Egli dhe ka studiuar për kanto.

Image

Image

ImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco