Alban Ramosaj tregon arsyen e ndarjes nga e dashura e fundit

Alban Ramosaj tregon arsyen e ndarjes nga e dashura e fundit

09:15, 16/04/2019
A+ Aa A-

Megjithëse në moshë mjaft të re, këngëtari Alban Ramosaj ka korrur sukses të madh në muzikë dhe ka fituar simpatinë e të gjithëve.

Këngët e tij dëgjohen ngado dhe postimet në Instagram marrin pafund pëlqime e komente.

Gjithashtu këngëtari është përfolur gjatë dhe përsa i përket jetës private të tij, pavarësisht që ai është treguar hermetik, asnjëherë nuk i ka bërë ato publike.

I ftuar së fundmi në emisionin ‘N’drrimi i natës’ në Klan Kosova Ramosaj ka folur për anën profesionale, marrëdhëniet me kolegët, por edhe për jetën private.

I pyetur nga moderatori cila ka qënë arsye që ai është ndarë nga e dashura e fundit këngëtari i është përgjigjur:

“Unë besoj se çdo fillim e ka edhe një fund. Edhe jo domosdoshmërisht fundi duhet të jetë dramatik. U ndamë se rrugët tona devijuan. Unë kisha kërkesa tjera ndaj jetës, e ajo tjera”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco