Vrasje të vogla/ Merve hakmerret ndaj Pelinit dhe mikeshave, ja ç’do ndodhë nesër

Vrasje të vogla/ Merve hakmerret ndaj Pelinit dhe mikeshave, ja ç’do ndodhë nesër

22:40, 15/04/2019
A+ Aa A-

Serhan largohet nga shtëpia e Ojas para se ta shohë Merve. Merve bën planin e saj të radhës kundër mikeshave. Ajo u largon shërbyeset të gjitha. Oja sheh një ëndërr romantike me Serhanin.

Në ëndërr ai djeg dorën duke gatuar për Ojan dhe i shpreh asaj dashurinë. Në mëngjes Oja takohet me Serhanin dhe habitet që ai ka djegur dorën ashtu si në ëndërr. Mehmet i tregon Burxhus se ja dha shtëpinë Arzus.

Burxhu nxehet dhe thotë se ju shkatërruan ëndrrat. Mehmet i premton se do i blejë një shtëpi tjetër. Burxhu gëzohet. Mehmet dhe Arzu i tregojnë fëmijëve se kanë vendosur të ndahen.

Nilaj i mban qëndrim të atit ndërsa Ajaz nuk arrin të kuptojë. Pelin inatoset pasi të gjitha punët duhet t’i bëjë vetë pas largimit të shërbyeses. Pelin dhe mikeshat shkojnë në shtëpinë e Merves dhe i kërkojnë falje.

Pelin i prish sërish marrëdhëniet me Burxhun dhe pajtohet me Merven. Burxhu shkon në klinikën e Ojas dhe i tregon se ajo dhe Mehmet duan të bëhen me fëmijë. Oja e përzë Burxhun dhe nuk pranon ta vizitojë./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco