FOTO/ Ja cila ishte muza e një prej këngëtarëve më të mëdhenj

FOTO/ Ja cila ishte muza e një prej këngëtarëve më të mëdhenj

20:25, 15/04/2019
A+ Aa A-

“Kërce me mua deri në fund të dashurisë” …Përtej vargjeve të këtij lloji dhe muzikës së bukur të Leonard Cohen ishte një grua, e cila quhej Marianne Christine Stang Ihlen.

Por kush ishte Marianne Christine Stang Ihlen? E lindur në Oslo, ajo dëshironte të bëhej aktore. Mirëpo, në moshën e adoleshencës ajo do të binte në dashuri me shkrimtarin norvegjez Axel Jensen. Ata u martuan pa miratimin e prindërve. Martesa e tyre pati shumë kontradikta. Kjo gjë do të bënte që Alex ta braktiste Marianne bashkë me të birin.

Ajo do të takohej për herë të parë me Cohen teksa po kthehej nga një udhëtim në Norvegji, pasi kishte mësuar se i shoqi e kishte braktisur. Më 1960, ata nisën të jetonin bashkë. Marianne do të shndërrohej në muzën e Leonard Cohen për vite me radhë.

Kur ajo u diagnostifikua me leucemi në korrik të vitit 2016, miku i saj i ngushtë i shkroi një letër këngëtarit për t’i treguar atij se ajo po vdiste. Cohen do t’i shkruante më pas Marianne-s: “Epo Marianne, ka ardhur një kohë kur ne po ndihemi vërtetë kaq të vjetër dhe trupat tanë po copëtohen, por unë mendoj se do të vij pas teje shumë shpejt.

Duhet ta ndjesh që jam aq afër teje, sa nëse zgjat dorën mendoj se mund të arrish timen. Ti e di që unë gjithmonë të kam dashur për bukurinë dhe mençurinë dhe ti do e dish gjithmonë këtë. Por, tani dua të uroj një udhëtim të bukur! Mirupafshim mikja ime e përjetshme!”

Marianne Christine Stang Ihlen ndërroi jetë më 28 korrik të 2016-ës. Cohen duket se e kishte parashikuar udhëtimin e tij, pasi u nda nga jeta vetëm 4 muaj më pas.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco