Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

E padëgjuar/ I biri padit babanë, i shkatërroi koleksionin e pornografisë

E padëgjuar/ I biri padit babanë, i shkatërroi koleksionin e pornografisë

17:34, 15/04/2019
A+ Aa A-

Një çift nga Miçigani janë paditur nga djali i tyre, pasi i shkatërruan atij një koleksion me imazhe dhe video pornografike. I riu pretendon se ato vlenin dhjetëra-mijëra dollarë, ndaj kërkon rreth 86.000 dollarë për dëmin e shkaktuar nga prindërit.

Problemet nisën kur djali u kthye me prindërit e tij për të jetuar për rreth 10 muaj në 2016 pas divorcit.

Më vonë, kur ai u largua dhe gjërat e tij u dërguan në adresën e tij të re, ai vuri re një mungesë të madhe. Ishin zhdukur 12 kuti të mbushura me filma pornografie.

Fillimisht thirri policinë për të ngritur padi penale kundër prindërve të tij. Më pas i ati pranoi shkatërrimin e artikujve, sipas dokumenteve të gjykatës, por tha se ai e bëri për të mirën e djalit të tij.

Në një debat midis babait dhe djalit, ai i tha: “Besoje ose jo, një arsye pse unë shkatërrova ‘arsenalin’ tënd pornografik ishte për shëndetin tënd mendor dhe emocional … Do të kisha bërë të njëjtën gjë, nëse do të kisha gjetur një kilogram kokainë”.

Por djali mendon ndryshe dhe ka nisur një veprim civil mbi shkatërrimin “hakmarrës”.

Ai pretendon se koleksioni vlente 29,000 dollarë dhe përfshin disa filma të rrallë dhe jashtë-serie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco