Janë bërë prindër Meghan dhe Princ Harry? Këto FOTO po bëjnë lëmsh rrjetin

Janë bërë prindër Meghan dhe Princ Harry? Këto FOTO po bëjnë lëmsh rrjetin

14:03, 15/04/2019

 Siç dihet prej kohësh dukesha Meghan Markle dhe Princ Harry janë komentuar gjatë për shtatzëninë e aktores.

E gjithë vëmendja e fansave është përqendruar tek fëmija i tyre dhe prej muajsh kanë nisur aludimet në lidhje me gjininë dhe emrin e tij.

Mirëpo, se fundmi të gjithë janë alarmuar pas disa fotove që janë publikuar në internet.

Në to shfaqet Princ Harry dhe Meghan duke pozuar përpara spitalit ndërkohë që në dorë mbajnë një bebush.

Pasi e panë këto foto njerëzit menduan se çifti i njohur më në fund u bënë prindër, por në të vërtetë e gjitha ishte një shaka nga dy persona që ngjasonin shumë me Dukën dhe Dukeshën.

Ata janë veshur si çifti mbretëror teksa në dorë mbanin një kukull plastike. Ndonëse ishte në kuadrin e  shakasë, ky veprim nuk u prit mirë nga fansat.

Image

ImageImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment