Bashkëshorti i Vaçe Zelës rrëfen se si u dashurua me artistën e madhe: Ishte inteligjente...

Bashkëshorti i Vaçe Zelës rrëfen se si u dashurua me artistën e madhe: Ishte inteligjente...

09:46, 11/04/2019
A+ Aa A-

Emisioni ‘Soiree’ mbrëmjen e djeshme ishte kushtuar ikonën së muzikës shiqpitare Vaçe Zela.

E lindur me 7 prill Vaçe Zela do të festonte këtë vit 80 vjetorin e saj.

E në nderim të këngëtares ishin të ftuar shumë miq dhe të afërm të Vaçes si  Irma Rodiqi ( e bija), Faslli Aliçi, Violeta Kacadei, Hysni Zela, Fatmir Mneri, Luan Zhegu, Osman Mula, Aleksandër Peçi, Mevlan Shanaj, Natasha Leko, Juliana Pasha dhe midis tyre dhe bashkëshorti i saj  Pjetër Rodiqi, i cili kujtoi momentet e para të lidhjes së tyre, si ishin njohur dhe si ishin dashuruar.

'Unë kam kryer shërbimin ushtatak në Lushnje dhe kënaqësia e vetme ishin ato shëtitjet që bënim dhe në të njëjtën kohë qendra e vetme ishte Shtëpia e Kulturës.

Nuk e dija as kush ishte Vaçja, as që ekzistonte. Unë e kam njohur duke luajtur bilardo, kur edhe sot e kësaj dite nuk mbaj mend të kem luajtur ndonjëherë bilardo', është shprehur Pjetri.

Ai vazhdoi duke thënë:

'Aty nisi ndjenja jonë. Shiko, Vaçja sa ç’qe këngëtare e mirë, aq ishte dhe e zgjuar. Ishte inteligjente me plot kuptimin e fjalës. Sa e madhe dhe e zgjuar. Më tërhoqi me intelektin e saj. Ne ishim të rinj në atë kohë dhe kishim interes në letërsi, poezi, e kështu gjërash.

Me kalimin e viteve, lidhja e tyre rritej, ashtu si dhe fama e Vaçe Zelës'.

Pjetër Rodiqi zbuloi se për të ka qenë bezdi të quhej ‘bashkëshorti i Vaçe Zelës’, ndërsa tani e mban këtë ‘titull’ me krenari.

'Sa e madhe dhe aq e thjeshtë', tha në fund Rodiqi, dedikuar bashkëshortes së tij.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco