VIDEO/ Reagon Skivi pas deklaratës së Getoar Selimi në lidhje me 'Babastars'

VIDEO/ Reagon Skivi pas deklaratës së Getoar Selimi në lidhje me 'Babastars'

08:56, 11/04/2019
A+ Aa A-

I ftuar të shtunën në “Xing me Ermalin”, Getoar Selimi në një intervistë ekskluzive foli për herë të parë për shpërbërjen e Babastars dhe të larguarit si Cozman apo Skivi, statuset e të cilëve pas largimit nga labeli shkaktuan shumë bujë.

“Ka njerëz që kanë pakënaqësi gjithmonë dhe i shfaqin pakënaqësitë. Unë nuk kam dal të flas sepse s’kam pas për çfarë të flisja. Unë të gjitha gjërat i kam dëgjuar nga njerëzit. Asnjë gjë nuk kam qenë i interesuar, as për t’i parë.

Unë nuk merrem me këto gjëra, unë kam qenë i përqëndruar në punë. Nuk dua të merrem fare me pakënaqësitë e dikujt, si kalamajtë. Pse do zihem unë si kalamajtë? Unë nuk jam as në moshë, as në karrierë, as personi që duhet të merrem me kalamanlliqe”, u shpreh Geti.

Pas kësaj deklarate Skivi ka reaguar me anë të këngës së tij më të re që mban titullin “Panika” dhe në një moment të videoklipit shfaqen dy djem që bisedojnë për Skivin dhe nëpërmjet tyre reperi tregon se nuk u bë i famshëm nga Babastars pasi ka kënduar edhe para se tu bënte pjesë e grupit.

Ndiqni më poshtë videoklipin.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco