Shikoni çfarë thotë Jennifer Lopez për tradhtinë e të dashurit

Shikoni çfarë thotë Jennifer Lopez për tradhtinë e të dashurit

06:54, 11/04/2019
A+ Aa A-

Jennifer Lopez i është përgjigjur akuzave se i fejuari i saj Alex Rodriguez e ka tradhëtuar atë me ish gruan e Consecos, Jessican.

49 vjeçarja ka foluar në një emision këtë të mërkurë, ku pos projektit të saj muzikorë ajo ka folur edhe për tradhtinë e Rodriguez.

Këngëtarja, ka qenë e qetë kur është pyetur për këtë ku i është referuar këtyre akuzave derisa ka thënë se ato erdhën pak minuta pas lajmërimit për këtë gjë.

“Po, e di por nuk ka rëndësi, e di edhe si është e vërteta, e di kush është ai, ai e di kush jam unë, ne nuk kemi këtë problem – në jemi shumë të lumtur”, ka thënë aktorja për Charlamagne.

Ne nuk do të lejojmë që kjo të na prish, njerëz të tjerë dalin dhe të flasin për lidhjen tonë, e di çfarë marrëdhënie ne kemi”, ka shtuar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco