Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

FOTO/ Moderatorja shqiptare feston ditëlindjen, por ja nga kush e mori urimin më të veçantë...!

FOTO/ Moderatorja shqiptare feston ditëlindjen, por ja nga kush e mori urimin më të veçantë...!

20:44, 10/04/2019
A+ Aa A-

Një nga moderatoret më të ëmbla të ekranit shqiptar, Jonida Vokshi, feston sot ditëlindjen e saj të 33-t. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ disa prej urimeve që ka marrë nga miqtë më të ngushtë dhe jo vetëm.

Një urim, i cili ka dalluar nga të tjerët ka qenë ai i mamasë së moderatores, e cila ka publikuar një foto të Jonidës fëmijë. “Edhe 100 drita e syve të mi”, ka shkruar zonja Vjollca, bashkangjitur postimit ku shihet Vokshi me flokë me baluke, por me të njëjtin shikim që ka dhe tani.

Moderatorja ka ndarë me të gjithë emocionet e kësaj dite të veçantë për të, duke publikuar herë pas here urimet e shumta që i kanë ardhur në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Jonida është një nga imazhet kryesore të platformës ‘Digitalb’. Prej disa sezonesh ajo ka drejtuar emisionin ‘Thurje’ dhe së fundmi ‘Personale’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco