Irma Libohova: Nuk kam kohë të bëj gabime...

Irma Libohova: Nuk kam kohë të bëj gabime...

20:30, 10/04/2019
A+ Aa A-

Irma Libohova është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ndër vite ajo ka sjellë projekte të shumta muzikore për të gjithë ndjekësit e saj, duke qëndruar gjithmonë pranë shijeve të tyre.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Pasditja ime’ me gazetarin Eraldo Rexho, ku ndër të tjera ka treguar si ka ardhur bashkëpunimi i saj më i fundit me Rei Bezhani, me këngën ‘Peng’.

E pyetur nga Eraldo se pse Irma nuk po i publikon këngët që ka shkruar, por po i mban në sirtar, Libohova është përgjigjur duke thënë: “Dua të bindem, kur nuk jam e bindur aty le të rrinë, nuk mërzitem fare. Në momentin që zemra ime thotë se kjo duhet, del. Nuk kam kohë të bëj gabime”.

Ndër të tjera këngëtarja ka folur dhe për përshtypjet e saj për muzikën e ditëve të sotme dhe skenën shqiptare, duke rrëfyer ngarkesën e madhe që ajo ka, por dhe kënaqësinë që merr nga puna e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco